Massimo Moratti mund të kthehet në botën e futbollit. Ish-presidenti legjendar i Interit (drejtori zikaltrit gjatë viteve 1995-2013) mund të blejë një klub të Serie B. Corriere dello Sport raporton se 74-vjeçari po mendon të blejë shumicën e aksioneve të Cremonese.
Skuadra po has vështirësi këtë sezon dhe ka objektiv të qëndrojë në Serie B. Moratti do ia delegojë menaxhimin e skuadrës Angelos, djalit të tij, me objektivin e madh ngjitjen e skuadrës në Serie A.
Nëse Cremonese ia del të sigurojë qëndrimin në kategori, sezonin e ardhshëm do të shihnim një “derbi” Monza-Cremonese. Një derbi ndryshe mes Silvio Berlusconit (Monza e tij është ngjitur në Serie B) dhe Massimo Morattit. /abcnews.al