Moratti: Eliminimi i Atalanta? Juventusin e eliminoi vendi i shtatë, jo Mbappe

schedule11:59 - 14 Gusht, 2020

schedule 11:59 - 14 Gusht, 2020

Massimo Moratti rikthehet të flasë dhe te Juventusi sigurisht nuk ndihen mirë nga deklarata e ish-presidentit të Interit. Fillimisht, në intervistën për “Quatidano”, ai vlerëson atë që Atalanta bëri në Champions League dhe shpreh keqardhjen e tij për eliminimin.

“Më vjen shumë keq për Atalantën. Të eliminohesh në fund të dhemb, por Gasperimi ishte i jashtëzakonshëm sikurse i gjithë grupi i futbollit”, shprehet fillimisht Moratti. Atalanta kishte kundër yje si Mbappe e Neymar dhe ish kreu i zikaltërve thur elozhe për ta.

“Shikoni, Mbappe më kujton Garrincha, partnerin e Pele. Kur ai ecën me top, ju vetëm mund ta godisni atë, nëse e fusni dot në shënjestër. Pastaj Neymar, që luajti në gjithë fushën. Kishte kohë që nuk e bënte diçka të tillë”, shton italiani.

Pastaj, kur e pyet për eliminimin e Juventusit, ai lëshon edhe deklaratën që në Torino nuk është pritur mirë. Gjithsesi thotë thjesht të vërtetën. “Është diçka tjetër të eliminohesh nga PSG dhe tjetër gjë të eliminohesh nga vendi i shtatë në Ligue 1. Sinqerisht, nuk ka të krahasuar”, deklaron Moratti. / abcnews.al