Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moratti: Conte më shumë se trajner. Lukaku? I zgjuar, s’e dija kaq të fortë

schedule18:39 - 9 Mars, 2021

schedule 18:39 - 9 Mars, 2021

Interi ndodhet në formë shumë të mirë psiko-fizike dhe vazhdon të marshojë drejt titullin kampion, trofe që mungon prej vitit 2010. Diferenca me Milanin ndjekës është 6 pikë, teksa kanë mbetur për t’u luajtur edhe 12 ndeshje deri në fund të kampionatit.

Ish-presidenti legjendar i klubit zikaltër, Massimo Moratti flet rreth momentit fantastik të skuadrës së zemrës dhe trajnerit Antonio Conte dhe Romelu Lukakut. “Fitorja në derbi ishte vendimtare. Milani po bën mirë, por diferenca prej 6 pikësh i jep siguri Interit.

Zikaltrit e kanë karakterin dhe inteligjencën për të fituar titullin. Klubi ka disa probleme dhe Conte ka mbetur disi i izoluar. Antonio po bën gjëra të jashtëzakonshme, roli i tij e tejkalon atë të trajnerit. Ka merita të mëdha, teksa duhet të shohë vetëm nga e ardhmja.

Lukaku? Të jem i sinqertë, unë nuk e kisha menduar se është kaq i fortë, por ai është një djalë i zgjuar. Romelu është përmirësuar shumë, tani është një futbollist i shkëlqyer dhe një pikë referimi për skuadrën“, përfundon Moratti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!