Moratoriumi i gjuetisë, Federata e Shqiptare e Gjuetisë peticion me 20 mijë firma Kuvendit

schedule15:30 - 30 Shtator, 2020

schedule 15:30 - 30 Shtator, 2020

Nga Maksi Rama

Anëtarë dhe simpatizantë të aktivitetit të gjuetisë kanë mbledhur 20 mijë firma për t’i kërkuar qeverisë rihapjen e këtij aktiviteti i cili është mbyllur prej 7 vitesh.

“Dorëzuam dosjen në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, me mbi 20 mijë firma të gjuetarëve dhe të pasionuarve pas gjuetisë, me një letër shoqëruese drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, përsa i përket moratorioumit të gjuetisë. Ka 7 vite që është vendosur me vendim Parlamenti, por ka po 7 vite që nuk ka funksionuar as edhe një ditë, përkundrazi e përkeqësoi edhe më shumë gjendjen. Parlamenti të riaktivizojë edhe njëherë dosjen dhe projektligjin që kemi dorëzuar ne me porosi të kryeministrit të Shqipërisë”, tha Presidenti i Federatës së Gjuetarëve dhe Konservimit Themi Perri.

Federata Kombëtare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim shprehet se moratoriumi ka favorizuar gjuetinë e paligjshme duke dëmtuar edhe më shumë faunën e vendit

“Nëse në sezonin e gjuetisë, bëhej ditën dhe me rregulla të forta, tani po gjuhet edhe natën, ku po rrezikohen kafshë që janë të ndaluara me ligj”, tha Perri.

“Fillimisht e pranuam moratoriumin pasi menduam se gjuetia  e paligjshëm do të ndalohej, por të gjithë gjuetarët ndjehen të penalizuar”, tha Oltion Domni nga Shoqata e Gjuetarëve Elbasan

“Kërkojmë të bëjmë gjueti të ligjshme, moratoriumi në gjithë këto vite, nuk dha asnjë rezultat”, Dalip Bejo nga Shoqata e Gjuetarëve në Lezhë.

Që prej vendosjes së moratoriumit të gjuetisë, sipas presidentit të federatës dëmi ekonomik ka qenë shumë i madh.

“Dëmi ekonomik ka qenë i pallogaritshëm, pasi kanë shumë panjohuri në këtë fushë dhe e shohin si sport. Por gjuetia është pjesë e industrisë. Pasi 42 milion euro këtij shteti i kanë humbur”, tha, Presidenti i Federatës së Gjuetarëve dhe Konservimit.

Në vitin 2014 qeveria Rama miratoi moratoriumin që ndaloi kategorikisht pa afat ndalimin e gjuetisë se kafshëve dhe shpendëve të egra, pasi pas viteve ’90 u krye një masakër e faunës shqiptare./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!