Juventusi kërkon me ngulm një sulmues. Edin Dzeko dhe Luis Suarez janë dy prej emrave më lakuar në Itali për një kalim te bardhezinjtë, madje ka pasur raportime edhe për akord.
Gjithsesi zyrtarisht Juventusi ende nuk ka arritur ta afrojë sulmuesin që trajneri Andrea Pirlo është duke e pritur. Objektiv i bardhezinjve është edhe një njohje e vjetër në Torino.
Bëhet fjalë për spanjollin Alvaro Morata, i cili dëshiron të largohet nga Atletico Madrid dhe të rikthehet te Juventusi. Gjithsesi klubi spanjoll ka qenë i qartë me sulmuesin, duke i bërë me dije se as nuk futen në bisedime për ta shitur. / abcnews.al