Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në facebook ka publikuar një poezi të vjetër që sipas tij i përshtate kësaj situate.
Rama iu drejtohet qytetarëve pikërisht me këto vargje mjaft goditëse, duke ju kujtuar se “armiku” kryesor i përhapjes së koronavirusit janë vetë ata, nëse nuk respektojnë masat.
“Pak humor, po jo dhe aq!
Kjo punë vajti tamam kështu, luftë për të shmangur një tragjedi dhe kur tragjedia nis e shmanget, fillon komedia e fajësimit të njëri-tjetrit! E natyrisht çdo ditë e më mirë larg tragjedisë, çdo ditë e më shumë ankesa e kërkesa, ju për mua e unë për ju!
Do kalojë edhe kjo, qeshni pak me mua duke lexuar këtë meme-vjershë, që sapo më erdhi?”, shkruan Rama./abcnews.al