Moody’s rrit vlerësimin për Shqipërinë/ Agjensia ndryshon vlerësimin nga “pozitive” në të “qëndrueshme”

schedule15:19 - 19 Tetor, 2024

schedule 15:19 - 19 Tetor, 2024

Agjencia ndërkombëtare Moody’ s rrit vlerësimin për ekonominë në Shqipëri në Ba3 e qendrueshme nga B1 pozitive.

“Konfirmon se po ecim në rrugën e duhur  sa i takon reformave në kuadër të procesit të integrimit”.

Ky  vlerësim për Shqipërinë vjen në një kohë kur ekonomia globale po përballet me sfida dhe sipas ministrit të Financave reflekton reformat e ndërmarra në dekadën e fundit.

“PBB rrit me shumë se dy herë, te ardhurat përfrymë të rritura, papunësia më e ulët se në rajon”.

Ndërkohë përfitimet që i vjinë vendit na ky vlerësim janë konkrete.

“Ndikim pozitiv për investime e huaja, përfiton në dalje në tregje ndërkombetare me kosto me të ulët”.

Moody’s vlerëson gjithashtu se financimet nga Bashkimi Europian dhe zbatimi gradual i reformave të mëtejshme të lidhura me procesin e anëtarësimit në BE do të kontribuajnë pozitivisht në profilin e kreditit të Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!