Monza është një nga skuadrat më aktive gjatë merkatos së verës. Silvio Berlusconi dhe Andriano Galliani kanë transferuar një tjetër lojtarë.
Këtë herë Monza ka afruar talentin Warren Bondo. Ky i fundit është transferuar në Serie A pasi përfundoi aventurën me klubin francez të Nancyt. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Monza me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Në të thuhej se 18-vjeçari Bondo ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin e Monzës deri në vitin 2025. Monza sezonin e ri do të luajë në Serie A, teksa synimi kryesorë i skuadrës italiane është qëndrimi mes më të mirëve. /f.a/abcnews.al