Monza nuk ndalet në merkato. Pas ngjitjes në Serie A ata kanë bërë shumë afrime dhe i fundit është ai i Andrea Petagna.
Klubi i Berlusconit do ta huazojë për 2.5 milionë euro nga Napoli, ndërkohë që ka në marrëveshje klauzolë që e detyron ta blejë.
10 milionë euro duhet të paguajë Monza në fund të sezonit, ndërkohë që edhe 1.5 milionë të tjera janë parashikuar në formë bonusesh. / abcnews.al