Monolog nga Florjan Binaj: Kur u bëmë ne një popull solidar me krimin?!

schedule22:54 - 23 Tetor, 2022

schedule 22:54 - 23 Tetor, 2022

Nga Florian Binaj

Jo vetëm në rastin tonë, por edhe në rastin e investigimeve të gazetarëve të emisioneve të tjera, ku ekspozohen plagët e mëdha sociale me prapavojë ekonomike, kanabisi, migracioni, trafikimi klandestin, reagimi i një pjese njerëzisht në rrjetet sociale është tej mase agresiv.

Fjali të tipit “vrite gazetarin”, “thyeja kamerën kokës” dhe ofendimet më të rënda janë bërë të zakonshme.

Po kur u bëmë ne të tillë? Kur filluam ne si popull të kemi kaq solidaritet me krimin, me të jashtëligjshmen dhe të keqen? Unë e kuptoj që këta njerëz nuk e kanë me ne, ata e përplasin stresin e tyre të brendshëm mbi ne, sepse nuk ia shfryjnë dot sistemit.

Madje shumica e bëjnë për t’i rënë në sy sistemit, për t’i treguar që “unë mund të të shërbej”, “më bëj skllavin tënd, më bëj shërbëtorin tënd dhe unë i bëj keq kujtdo.”

Është e vërtetë që sistemi që kemi ndërtuar nuk të jep mundësi për një jetë dijnitoze, me djersën e ballit, madje sistemi këtu funksionon ëë të hash bukë me djersën e ballit të ikujt tjetër.

Është më mirë, por zgjidhja nuk është as trafiku i kokainës, as parcelat e hashashit dhe as shtëpitë e barit. Sepse paligjshëmria prodhon më shumë paligjshmëri. Sepse ata që ikin me gomone për të punuar në shtëpi bari po ndihmojnë ata që kthehen këtu me “Bentli” dhe e kthejnë Shqipërinë në një parajsë krimi lavatriçe parash të pisëta.

Njerëzit që ekekutohen çdo javë nëpër autostrada apo në mes të qyteteve të Shqipërisë janë një nga efektet e para sociale të këtij inkriminimi.

Dhe me paratë e kokainës të shtëpive të barit po blihen zgjedhjet, zhduken parqet dhe ngrihen kullat e korrupsionit dhe nuk mund të bëhemi as mbështetës dhe as simpatizues të këtyre kauzave.

Ne si gazetarë dhe si popull nuk duhet të heshtim. Ne duhet të themi të vërtetën me çfarëdolloj çmimi, për të nxjerrë në pah sistemin politik që toleron krimin dhe shkakton indirekt ikjen e shqiptarëve.

Ne po investigojmë sot që të mbrojmë fëmijët tuaj që të mos ikin nesër, duke rrezikuar jetën e tyre dhe shumica jonë jemi njerëz që duam të bëjmë një jetë të ndershme dhe të qetë, sepse ky nuk është film.

Ka ardhur koha të ndalojmë dashuritë absurd që kemi për  Tony Montana-n, GodFather-in dhe Escobarin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!