Monolog nga Arilena Ara: Çfarë na mësoi videoja e dhunës ndaj të moshuarës në Pejë?

schedule21:21 - 6 Nëntor, 2022

schedule 21:21 - 6 Nëntor, 2022

Monolog nga Arilena Ara: 

Ja ku i dëgjuam dëshmitë e familjarëve, i pamë qëndrimet e pronarëve, banorëve dhe punonjësve. Mësuam reagimin e shtetit, përjetuam edhe shpërthimin në rrjetet sociale, por asgjë nga sa po thuhet nuk i zhbën, zbut, apo zvogëlon ato pak sekonda në atë video. Ajo video tregoi se ky është humaniteti ynë, në nivelin zero.

Tregoi që kjo e jona është një shoqëri që nëse të sheh vurnerabël të keqtrajton, madje dhe qesh, tallet me dhunën. Ajo video tregoi se infermieret e dala në shkollat tona sillen si hiena. Ajo video tregoi që në institucionet e kujdesit nuk ka asnjë kriter që të vlerësojë sjelljen e punonjësve të shërbimit. Ajo video tregoi se licencë mund të marrë kushdo. Ajo videoi tregoi që dhuna nuk është thjeshtë çmenduri e një individi, ëhstë  element i sistemit. Ndërkohë që reagimi  video tregoi edhe më shumë njerëz që bërtasin, që nuk duhet të çojmë prindërit në shtëpi kujdesi, njerëzit që e përkthyen si problem gjinor. Njerëzit që dhunën e videos e përcollën me britma në dhunë ekstreme ndaj protagonistëve. Edhe këtë radhë na largoi nga e vërteta. E vërteta është që zgjidhja nuk mund të jetë mos dërgimi i të moshuarve në shtëpi kujdesi, por transformimi i këtyre në vende mirëqenieje. Zgjidhja nuk është dhuna ndaj infermierëve, por niveli i shkollimit dhe kriteret e punësimit. Zgjidhje nuk janë kamerat por mënyra se si jepen dhe kontrollohen këto licenca. Të moshuarit janë ata që e kanë ndërtuar këtë vend dikur me punën e tyre, janë njerëz që kanë dashuri për të dhënë, janë pasqyra e të nesërmes tonë. Ne shpesh e harrojmë që të moshuarit nuk rrihen vetëm në azil, por rrihen edhe me pensionet e pakta dhe me shurdhëri në derën e çdo institucioni të shteti.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!