MONOLOG/ E vërteta e vetme, ajo që thotë partia

schedule21:16 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 21:16 - 24 Dhjetor, 2020

Edhe në kohën e diktaturës kishte shumë kanale, por të gjithë kanalet jepnin po të njëjtin lajm.

Edhe në kohën e diktaturës, lajmet përgatiteshin nga zyra e propagandës së partisë dhe vinin në televizion gjithmonë të gatshme.

Në kohën e dikaturës duhej të dëgjoheshin vetëm lajmet e partisë, çdo burim tjetër ishte shpifje, shpifje e atyre që donin të nxinin realitetin e lumtur.

Edhe në kohën e diktaturës u shpikën zhurmuesit si sot për të bllokuar aksesin e mediave të huaja që shpifnin për realitetin tonë të lumtur.

Në çdo lajm, lideri ishte i pranishëm që nga vizitat në fabrika moderne, përurime rrugësh, mbjellje pemesh, fjalimet para ushtarakrëve tek vizitat në rrethet e vendit e tek batutat me fshatarët.

Edhe në kohën e diktaturës nuk kishte censurë, por kishte vetëcensurë. Çdo gazetar e dinte çfarë duhej shkruar dhe si duhej shkruar e vërteta.

Edhe në kohën e diktaturës kishte vetëm një të vërtetë, ajo që thoshte partia.

Edhe në kohën e dikakturës kishte një zyrë propagande, me qindra vetë që kujdeseshin për të ndërtuar imazhin.

Edhe në kohën e dikakturës, mediat e huaja dhe gazetarët që shpifnin për Shqipërinë ishin kazanë, derra, zuzarë, kadrinj, hipokritë, parazitë, gënjeshtarë, avokatë dhe gjyqtarë të krimit, dembelë, armiq, të papërgjegjsghëm, të palexuar, të paturpë, qen, që flasin përçart…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!