“Monitorohet me kamera”, Balluku: Njësi policore në tunelin e Llogarasë. Mjetet e tonazhit të rëndë s’do lejohen vitin e parë

schedule14:18 - 5 Korrik, 2024

schedule 14:18 - 5 Korrik, 2024

Investimi për tunelin e Llogarisë është plot 180 milionë euro, shifra u tha nga zv/vendës kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një intervistë për ABC News. Balluku theksoi se tuneli përmbush të gjitha kushtet për t’u klasifikuar i kategorisë Europiane.

“Investimi në tunelin e Llogarasë është 180 mln euro. Ky është një tunel 6 km dhe për këtë arsye ka një tunel ndihmës, , po aq të gjatë që ne e quajmë tuneli i emergjencës, aksesoshet nga 11 hyrje – dalje, gjithkund janë tabelat që tregojnë distancën nga hyrjet e emergjencës. Është një tunel që i plotëson të gjitha kriteret, ndaj quhet i kategorisë europiane, pasi plotëson të gjitha këto kushtet” u shpreh Balluku ndërsa apeloi drejtuesit e mjeteve të mos tejkalojnë shpejtësinë në tunel.

Ndër të tjera zv/kryeministrja Balluku tha për ABC News theksoi se dy njësi policore do të qëndrojnë në hyrje dalje të tunelit, i cili gjithashtu do të monitohet me kamera dhe radarë.

“Dua ta them e ta përsëris, duke qenë se rrugët e reja i ftojnë pak drejtuesit e automjeteve që të tejkalojnë shpejtësinë, por nuk është rasti, nuk duhet parakaluar në tunel nga drejtuesit e mjeteve, nuk duhet tejkaluar shpejtësia. Shpejtësia e lejuar nga automjetete është me zona të caktuara brenda tunelit, ka me 60 apo me 80, varet nëse është në kthesë apo rrugë e drejtë.

Në hyrje në Palasë dhe Dukat ka dy njësi të policisë rrugore që do të qëndrojnë me tre turne gjatë gjithë kohës dhe që patrullojnë tunelin.

Ka gjithcka duhet, zjarrfikëse e gjithcka tjetër, por duhet të keni parasysh se tuneli monitohet në mënyrë elektronike me kamera e radarë. Gjatë vitit të parë nuk do kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë, do kalojnë edhe autobusët e mëdhenj me turistë, por jo mallrat e transportuara nga mjetet e tonazhit të rëndë. Ka prezencë të shtuar të policisë me njësi të dedikuar.” tha Balluku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!