Monitorimi i transaksioneve të biznesit, Ahmetaj: Nuk do të ketë asnjë kosto shtesë

schedule22:25 - 30 Tetor, 2018

schedule 22:25 - 30 Tetor, 2018

Pas qëndrimit të Partisë Demokratike ka reaguar dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj. Sipas tij, sistemi i monitorimit të transaksioneve do të ulë kostot e rënda të sistemit aktual të trashëguara nga ish-qeveria Berisha, e cila sipas Ahmetaj imponoi kasa me kosto të paktën 300 euro vetëm për instalimin, pa folur për mirëmbajtjen. Sipas ahmetajt këto kasa nuk do të jetë aspak kusht që të dalin nga funksioni.

Sistemi i ri i monitorimit të transaksioneve të biznesit sipas ministrit te Financave dhe Ekonomisë do të sjellë një performancë më të mirë të administratës kundër informalitetit. Ministri Ahmetaj sqaron se sistemi i monitorimit të kasave është monopol i administratës tatimore dhe se nuk ka koncesion për këtë sistem. Nga ana tjetër ministri i Financave dhe Ekonomisë sqaron se procedura e përdorur për prokurimin e sistemit të monitorimit të faturimit është procedurë e hapur, e cilësuar prej tij si më transparentja në ligjin e prokurimit publik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!