Me kufje e ulur në karriget e Kuvendit, Yuri Kim ka shkuar për herë të parë në Kuvend. Ambasadorja amerikane me sa duket është tepër e interesuar për zhvillimet në Kuvend dhe dëgjon me vëmendje ç’thuhet në sallë.
Nga fotoja e postuar nga fotografi Agim Rama, Kim është e vendosur në një nga ballkonet dhe dëgjon me kufje me shumë vëmendje çfarë thuhet në foltore.
Ambasadorja amerikane ka mbërritur në Shqipëri vetëm përpara disa ditësh dhe ka qenë shumë aktive në takimet e zyrtarëve të lartë shqiptarë, gjatë kësaj jave.
Për zhvillimet politike në Shqipëri, ka qenë e kujdesshme që të përçojë edhe mesazhet e qeverisë që përfaqëson, politikës dhe shoqërisë shqiptare./abcnews.al