Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në foltoren e Kuvendit për çështjet e detit.
Kryemadhi thotë se Rama po bën lojëra fjalësh duke i kërkuar atij të bëjë kujdes nga baticat.
Ajo ka ndarë një video nga të rinjtë kampin e Jalës, ku shkruar se këta do e rrëzojnë Ramën nga pushteti.
“I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s’ka salvagente (e di vetë ti) që të të shpëtojë.
Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S’ke parë akoma motorët reaktiv. Jalë 2020. Këta do të të rrëzojnë!“, shkruan Kryemadhi./m.v. abcnews.al
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/349429319769901/