Monica Bellucci: Dua të plakem e bukur

schedule18:20 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 18:20 - 7 Dhjetor, 2021

Padyshim Monica Bellucci  është një simbol i feminitetit, ku vajzat dhe grat% frymëzohen nga stili i saj dhe meshkujt e ëndërrojnë atë.

Në moshën 57-vjeçare, diva italiane është fotografuar për revistën “Sunday Times Style” dhe flet për marrëdhënien me kohën, trupin dhe ushqimin.

Tani ka shumë gra që ndjehen të lira të rriten në një mënyrë tjetër,” thot% ajo.

Sa i përket zakoneve të të ushqyerit, ajo ka deklaruar se i urren dietat. Përkundrazi, ajo do makaronat dhe verën. Megjithatë, para çdo pune apo projekti të rëndësishëm, ajo ushtrohet shumë dhe i kushton rëndësi dietës së saj.

“Unë nuk jam e fiksuar. Kam qenë gjithmonë një femër me kurba, asnjëherë shumë e hollë, kjo është natyra ime. Dhe unë dua të plakem e bukur. Kur jeni 50 ose 60 vjeç, nuk keni të njëjtat nevoja si në të 20-at. Ju ndryshoni, si kur shihni fëmijën tuaj të rritet, ju e dini se prioriteti është ai. Ne vijmë të dytët. Kjo na jep një tjetër perspektivë”, thotë aktorja e madhe.

“Ka shumë momente të ndryshme në jetë. Kur je shumë i ri, ke atë që në Francë quhet “la beauté du diable”, bukuria e djallit, që është thjesht e natyrshme, është bukuria e rinisë. Dhe jeta vazhdon. Trupi po plaket dhe ne duhet të përballemi me të. Nuk mund të bëjmë asgjë. Në të njëjtën kohë, jemi me fat, sepse nëse plakemi, do të thotë se kemi jetë të gjatë. Ndërsa trupi plaket, shpirti rritet”, mendon ylli italian. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!