I transferuar me shumë bujë nga Borussia Monchengladbachh, drejt “bardhezinjve” të Juventus, mesfushori, Denis Zakaria nuk ia doli kurrë me fanellën e “zonjës së vjetër” e pas një huazimi te “blutë” e Chelsea tashmë duket se ka ardhur koha që “helveti” të gjejë një “aventurë” të re.
Për këtë të fundit mendojnë francezët e Monaco, të cilët janë pranë akordit me “zonjën e vjetër” për transferimin e 26-vjeçarit, teksa pas refuzimit të ofertës së parë prej 20 milionë eurosh, tashmë kanë vendosur të bëjnë ofertë të dytë prej 22 milionë eurosh, ku në të janë të përfshira dhe bonuset.
Në krahun tjetër, francezët kanë arritur akordin me lojtarin, por ende nuk janë zbuluar detaje të kontratës, Megjithatë, pavarësisht këtij akordi fjalën e fundit do ta thonë “bardhezinjtë” e Juventus, të cilët për kartonin e Zakaria kërkojnë jo më pak se 25 milionë euro dhe ende nuk dihet nëse do e pranojnë ofertën e francezëve apo do ta refuzojnë atë. /i.m /abcnews.al