Monaco rikthehet te fitorja, “gjigantët” francezë i vihen pas PSG-së

schedule19:54 - 5 Nëntor, 2023

schedule 19:54 - 5 Nëntor, 2023

Monaco rikthehet te triumfi, duke bindur ndaj Brest-it në takimin e javës së 11-të të Ligue 1. Pas fitores 2-0 në “Stade Louis II”, skuadra e Hutter vazhdon të mbetet kërcënuese ndaj Paris Saint-Germain në garën për titullin kampion.

Miqtë mund të kishin marrë avantazhin në minutën e 11’, pasi Le Douaron gjeti rrugën drejt rrjetës, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për faull. Megjithatë sfida u zhbllokua në minutën e 16’, moment në të cilin Zakaria realizoi dhe kaloi Monaco-n në avantazh. Brest pati mundësinë për të barazuar në minutën e 27’ me Brassier, por goli i tij u anulua për pozicion të parregullt. Në pjesën e dytë Monaco do të shënonte sërish, me Golovin që realizoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 69’.

Si të mos mjaftonin dy golat e pësuar, në minutën e 90+3’ Brest mbeti me dhjetë lojtarë sepse Brassier u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij në inferioritet numerik. Sfida përfundon në 2-0 dhe Monaco ngjitet në vend të dytë me 23 pikë, një më pak se PSG kryesuese, teksa Brest renditet në vend të gjashtë me 15 pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!