Momenti që shkaktoi të qeshura në studio: Mjeku fliste për Covidin, por vëmendjen ia merr nipi

schedule14:25 - 2 Tetor, 2020

schedule 14:25 - 2 Tetor, 2020

Një moment shumë i bukur i ka bërë të gjithë teleshikuesit e lajmeve të qeshin. Dr. Irwin Redlener, një pediatër dhe këshilltar në Bill de Blasio, u shfaq në një lidhje të drejtpërdrejtë nga shtëpia.

Mjeku po shpjegonte problemet e fundit në rastet e COVID-19 në qytet, ku normat e infeksionit u rritën në 3% këtë javë për herë të parë që nga qershori.

Por mes diskutimit të zymtë, shikuesit u gjenden në një moment komik pasi nipi i vogël i Dr. Redlener doli papritur në kamera.

Djali i vogël u pa duke hyrë në dhomë në sfond ndërsa gjyshi i tij u përpoq të mbante vëmendjen e tij në ekran.

Prania e tij përfundimisht u bë shumë e vështirë për t’u injoruar dhe drejtuesi i emisionit dhe të ftuarit shpërthyen në të qeshura.

Redlener u përpoq të vazhdonte me intervistën e tij duke u përpjekur të fliste, me djalin e vogël, i cili po këndonte në sfond.

Por, pavarësisht përpjekjeve të tij më të mira, nipi i tij arriti ‘të vidhte’ shfaqjen pasi ai u ngjit në karrigen e tij dhe nxori gjuhën në kamera, duke provokuar më shumë të qeshura. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!