Moment shumë i mirë për Oliver Giroud. Frank Lampard e ka aktivizuar si titullar në ndeshjet e fundit dhe sulmuesi francez po ai shpërblen me gola.
34-vjeçari, i cili gjeti golin e parë në Premier League në fitoren 3-1 të mbrëmjes së kaluar ndaj Leeds United (numëron edhe 5 gola në Champions), ndihet i lumtur dhe rrëfen sekretin e “Bluve të Londrës”.
“Ndihem shumë mirë për faktin që po më besojnë sërish. Po e shfrytëzoj këtë moment dhe po luaj me qetësi. Pata shansin të shënoja dhe të ndihmoja ekipin edhe ndaj Leeds.
Jam i lumtur për të gjithë shokët e skuadrës dhe stafin teknik. Jemi një grup që punon fort në stërvitje, kemi besim te loja jonë dhe po përmirësohemi shumë.
Sekreti i këtij Chelsea është i thjeshtë: kemi besim të madh te njëri-tjetri, duhet ta mbajmë këtë besim dhe atmosferë edhe në vazhdim“, deklaron kampioni i botës. /abcnews.al