Kjo foto është kthyer në virale në Itali ditën e sotme. Një fëmijë ulur në bankën e tij, para shkollës, ndërsa kjo e fundit është mbyllur për shkak të shtimit të rasteve me të infektuar.
Imazhi është fiksuar mëngjesin e sotëm në Salerno, jashtë shkollës fillore Matteo Mar , në rrethin e Torrione.
Një fëmijë dhe një grup prindërish filluan një protestë të heshtur kundër urdhrit të lëshuar dje nga presidenti i Rajonit Campania De Luca, me të cilin urdhërohet mbyllja e të gjitha kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme në territorn rajonal.
Fëmija u ul në bankë me përparësen dhe maskën, në heshtje, para portës me kangjella hekuri. g.v/abcnews.al