“Momenti më i vështirë, largimi i Vangjelit nga Teatri dhe ndalimi i veprave”, Diana Ziu rrëfehet në ‘Pas Mesnatë’

schedule11:57 - 17 Shtator, 2024

schedule 11:57 - 17 Shtator, 2024

Diana Ziu dhe Vangjel Toce, një çift artistësh të suksesshëm por me një kalvarë të gjatë të mundimshëm në jetë. Në Pas Mesnatë, Diana Ziu rrëfen jetën e saj me plot ‘nota’ muzikore.

“Vangjeli të mahnit në familje me urtësinë e vet, me fjalët e matura është fat për ne që e kemi. Ka kujdes prindëror të rrallë për të gjithë ne. Në fillimet tona, nuk ishte e lehtë fare të thoje ‘te dua’, por gjërat kanë vërtetuar se Vangjo ishte nje mrekulli për ne, për mua si artiste, por edhe për fëmijët.” rrëfen Ziu, ndërsa kujton edhe momentet e vështira të kaluara në familje.

“Kam përjetuar momente shumë të vështira, por në zemër kam ndjerë një forcë shumë të madhe, kam patur një besim shumë të madh në Zot, kjo gjë më ka mbajtur fort, ka qenë celësi im kryesor. Përpara këtyre vështirësive shumë të mëdha, kurrë nuk e kam krahasuar heqjen e një vepre. Dashurinë për artin e kemi patur të dy shumë të fortë në zemër, aq sa për të mposhtur dhimbjen. Muzika më mban gjallë. Ëndërroj shumë, por nuk fluturoj, jam gjithnjë me këmbë në tokë.

Ishte një dramë shumë e madhe kur Vangjelin e hoqën nga puna. Vuajtëm nga biografia. E hoqën nga një profesion, Ai është aktor i jashtëzakonshëm, në gjithçka, shumë i suksesshëm, dhe në momentin e ëndrrava e hoqën nga puna. Por prap nuk u dorëzuam. Në një moment krizash shumë të mëdha për ne, erdhi në jetë fëmija ynë i tretë. Me Arbianzin na ndriti shtëpia, ndryshoi gjithçka. Kemi patur shumë vuajtje, por tani që po shof ka edhe njerëz që kanë vuajtur edhe më shumë.Kemi vuajtur nga miqtë tanë, nga partia, por lotët e Vangjos për atë Teatër, shkonte te dera e Teatrit dhe donte ta hapte, ta shpërthente vetë atë derë. Me ato lot në sy, kemi kaluar shumë netë bashkë.” thotë ajo.

“Po të vijoj të shoh ende ‘Dean’ do nxjerr lot. Është shumë e vështirë kur e shoh, jam shumë krenare për atë c’ka kam bërë në jetën time. Në të njëjtën kohë është një mesazh shumë i fortë për mua. Është e thellë ajo c’ka la gjurmë te mua pikërisht “Dea”. Vite më parë, pa ardhur demokracia në shtëpinë time, erdhën tre artistë të mëdhenj dhe më thanë se do ishte mirë ta bëje këtë ‘Dean’ do fitoje dicka. Pasi Vangjo bëri nja dy tre I shita me një cmim modest. Historitë e shitjes së Deave, është një shëtitje e madhe, shumë të dhimbshme të bukura, por edhe shumë emocionale sepse nuk është kollaj të bësh atë veprim që të shesësh në të gjithë Shqipërinë, për të marrë një lek, që të shkolla fëmijët dhe t’i ushqeja. Mrekullohesha kur të nesërmen e shihja diku. Kam shitur shumë, ka shumë histori me shitjen e Deave. Kam vendosur t’I shkruaj në një libër të biografisë time”- kujton Ziu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!