Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Momenti kur Putin gjatë takimit me Kim bën lëvizje të pakontrolluara me këmbën e majtë

schedule16:14 - 13 Shtator, 2023

schedule 16:14 - 13 Shtator, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin këtë herë ka qenë sërish në qendër të vëmendjes pasi në një video të publikuar në mediat e huaja ai ka bërë një lëvizje të pakontrolluar të njërës këmbë.

Këtë veprim ai e ka bërë gjatë takimit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, të cilin e priti në Rusi si mysafir dhe që besohet se kanë diskutuar për shitjen e armëve, që do të përdoreshin për luftë në Ukrainë.

Mediat e huaja shkruajnë se gjatë qëndrimit të tij në karrige, vazhdimisht lëvizte në mënyrë të pakontrolluar këmbën e majtë, duke nxitur dyshime se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.



Në anën tjetër ky takim nga Shtetet e Bashkuara nuk është mirëpritur, duke paralajmëruar Korenë e Veriut se nëse dakordohet t’i shet armë Rusisë, duke ballafaqohet me sanksione./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!