Një 24-vjeçar me inicialet A. T. është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe u arrestua, pasi dje në mesditë në Tiranë aksidentoi një vajzë 26-vjeçe me inicialet K.S. te Rruga e Elbasanit dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
I riu që përplasi 26-vjeçaren me “Benz” u identifikua nga kamerat e sigurisë në momentin që largohet me shpejtësi pas aksidentit.
Policia ka publikuar pamjet e momentit.
E plagosura u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/ Abcnews.al