I veshur me jelek antiplumb, një diplomat italian është fotografuar duke marrë një fëmijë të frikësuar afgan nga një turmë në aeroportin e Kabulit.
Teksa qëndron në një mur, Tommaso Claudi duket se ia kalon fëmijën një ushtari në foton dramatike, e cila është shpërndarë në mediat sociale.
Ai është përfshirë në evakuimin e italianëve dhe afganëve në fluturimet nga Kabuli që nga marrja nën kontrollin e talebanëve.
Në një postim në Facebook, Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio tha se Claudi po punon deri në sekondën e fundit për të ndihmuar popullin afgan.
Grazie Tommaso #KabulAirport pic.twitter.com/9DxAmpSbPc
— Ettore Sequi (@EttoreSequi) August 23, 2021
“Ne të gjithë jemi krenarë për ju, për punën që po bëni pa pushim, me dashuri dhe përkushtim,” shkruan Di Maio.
Të dielën, Di Maio tha se Italia deri tani kishte evakuuar rreth 1,600 civilë afganë, përfshirë ata që kishin ndihmuar forcat e huaja dhe anëtarët e familjeve të tyre. Ai tha se Italia do të synojë të evakuojë edhe 900 persona të tjerë. g.v/abcnews.al

