Mbrëmjen e 21 Majit në mes të Vlorës u vra Delon Troqe, i cili u ekzekutua me kallashnikov nga një makinë në lëvizje. ABC siguroi pamjet e këtij atentati (shiko këtu), ku duken atentatorët duket qëlluar nga brenda automjetit. Gazetari Artan Hoxha tha në “Opinion” se me viktimën Delon Troqe ka udhëtuar në skaf drejt Karaburunit.
Pjesë nga biseda
Artan Hoxha: Mua më ka rastisur që kam udhëtuar me skaf me viktimën.
Me viktimën?
Artan Hoxha: Se ka pasur… punonin gjatë Verës çonin turistë në Karaburun.
Me Delon Troqen?
Artan Hoxha: Po, me Delon Troqen.
Kishte precedent penal?
Artan Hoxha: Këta që merren në Vlorë me skafe e me kështu nuk thua dot….
Ishte më duket me banim në Spanjë dhe Shqipëri?
Artan Hoxha: Ka qenë me banim në Spanjë dhe ka ardhur në Shqipëri. Nuk mund të thuash pas vdekjes ka precedent penal më, se nuk është justifikim më. Për mua është shumë e rëndë.
/ Abcnews.al