Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, mund të largohet në merkaton e janarit nga zikaltrit. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë drejtor ekzekutiv i klubit milanez, Beppe Marotta, i cili deklaron se nuk do të mbajë në skuadër asnjë lojtar që dëshiron të largohet.
“Dje, Conte iu përgjigj kësaj pyetje në mënyrë shumë gjithëpërfshirëse. Unë mund të them se ne nuk do të mbajmë asnjë futbollist që dëshiron të largohet. Klubi do të bëjë vlerësimet e duhura dhe do të marrë një vendim”, deklaron italiani për “DAZN”.
“Antonio ka shumë respekt si për Eriksen ashtu edhe për klubin. Për momentin nuk ka asnjë ofertë për të, por siç e thashë në kohën e duhur ne do të marrim vendimin e duhur”, përfundon Marrota, i cili pretendon se mesfushori nuk ka shkaktuar asnjëherë polemika rreth aktivizimit të tij. /abcnews.al