Atletico Madrid regjistroi një tjetër rezultat negativ dhe mori vetëm një pikë përballë Leganes. Djemtë e Diego Simeones luajtën dobët në pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta ishin më mirë, edhe pse nuk arritën të shënonin golin e fitores. Ndeshja shtëpiake u mbyll pa gola dhe trajneri argjentinas e analizon në këtë mënyrë përballjen e sotme.
“Në pjesën e parë nuk ia dolëm të shprehnim futbollin që donim të luanim. Është normale të zbresësh në fushë me më pak siguri te vetja dhe me ankth pas dy humbjeve radhazi. Pjesën e dytë e nisëm më mirë dhe tifozët na mbështetën në këtë moment të vështirë.
Nuk fitohet ndeshja nga emrat e mëdhenj, por nga përqendrimi dhe vendosmëria e gjithë skuadrës. Këto cilësi i treguam vetëm në pjesën e dytë. Nga ky moment dalim duke punuar fort, vetëm kështu do e rifitojmë besimin e humbur“, thekson Diego Simeone. /abcnews.al