Momenti i ëmbël, Gold Ag surprizon bashkëshorten për ditëlindje

schedule11:12 - 25 Mars, 2022

schedule 11:12 - 25 Mars, 2022

Sot në familjen e reperit të njohur, është një ditë shumë e veçantë. Bashkëshortja e tij, Ermira feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim publikisht nga reperi.

Ky i fundit ka ka publikuar një foto pranë saj në Instagram, krahas së cilës ka shkruar: “Të mirat që i ka bota, veç me ty bëhen të plota. Urime ditëlindjen dashni!”.

Gjithashtu, Gold Ag i ka blerë një tortë me kurorë, mbi të cilën lexon: “Urime dashuri!”.

Kujtojmë që çifti u martuan në mars të vitit 2020. Ata janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Gueril./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!