Cristiano Ronaldo tashmë është idhulli i futbollit saudit, pasi portugezi luan me ekipin e Al Nassr.
Ylli portugez ende nuk ka shkelur në fushën e lojës me fanellën e tyre, por sot duket se është dita e madhe për klubin dhe të gjithë tifozët të shohin asin portugez të zbresë zyrtarisht në fushë me fanellën verdheblu.
Al Nassr ka njoftuar se sot në orën 18:30, do të sfidojnë ekipin e Al Ettifaq, ndeshje e vlefshme për raundin e 14-të të kampionatit saudit.
“ Kjo është dita, inshallah”, shkruan klubi në postimin e tyre duke treguar fanellën e Cristiano Ronaldos./ h.ll/abcnews.al
يـــوم المبــاراة ?
? | #النصر_الاتفاق
⏱ | الثامنـة والنصف مساءً
?️ | ساحة النصر .. #مرسول_باركوالموعد بإذن الله #نصر ? pic.twitter.com/QitoS1FNA4
— نادي النصر السعودي (@AlNassrFC) January 22, 2023