Momente tmerri në një restorant në Kinë, vdesin 17 persona

schedule14:01 - 28 Shtator, 2022

schedule 14:01 - 28 Shtator, 2022

Të paktën 17 persona kanë ndërruar jetë në Kinë, pas shpërthimit të një zjarri në një restorant. Sipas medieve vendase, klientët ndodheshin brenda ambienteve të restorantit në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Incidenti ndodhi në Zonën Industriale Changchun, qendër për prodhimin e makinave.

Në fillim të këtij muaji, një zjarr masiv në qytetin qendror të Changsha shkatërroi një pjesë të një qiellgërvishtësit, që strehonte një zyrë të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit China Telecom, por nuk u raportuan viktima./abcnews.al/