Jashtë dyerve të dy spitaleve COVID jeta vazhdon normalisht pavarësisht rritjes së rasteve të infeksioneve me koronavirus.
Por mjekët dhe infermierët që vazhdojnë punën pa pushim në ndonjë moment pauze nuk arrijnë të kthehen në normalitet për shkak të situatave të vështira me të cilat përballen.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë një foto mjaft prekëse jashtë dyerve të një prej këtyre dy spitaleve.
Në foto shfaqen dy prej bluzave të bardha që shërbejnë në këto spitale, ku një prej të cilave është e përlotur dhe mbulon fytyrën me duar teksa ngushëllohet nga kolegia e saj.
“Heronj!”, shkruan Manastirliu krah fotos duke u shprehur falënderuese për punën e tyre./abcnews.al
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/1008769022912481/?type=3&theater