Moment historik, “Rover Perseverance” i NASA-s nis eksplorimin në Mars

schedule08:40 - 6 Mars, 2021

schedule 08:40 - 6 Mars, 2021

Rover robotik i  agjencisë hapësinore amerikane (NASA) ka nisur eksplorimin në Mars, vetëm dy javë pasi preku “planetin e kuq”. Roveri Perseverance ka lëvizur rrotat, duke bërë kështu lëvizjen e parë marsiane.

Mjeti i NASA, i njohur edhe si “Këmbëngulja” nuk bëri lëvizje të madhe, megjithatë shkencëtarja e projektit të Nasa, Katie Stack Morgan, tha se ishte moment domethënës.

“Ndërsa rover është ende duke bërë shumë rregullime inxhinierike, në minutën kur goma fillon të lëvizë ne mund ta konsiderojmë veten eksplorues në sipërfaqen e Marsit,” tha ajo për BBC News.

Roveri robotik ka dy javë në Mars, ndërsa inxhinierët kanë kaluar kohën për analizimin e gjendjes së tij teknike, përcjell abcnews.al.

Megjithatë, të gjithë kanë pritur që roboti të fillojë të rrokulliset. Ndodhi të enjten. Roveri shkoi përpara një rrugë të shkurtër, u rrotullua në vend 150 gradë dhe pastaj u tërhoq pak.

“Ju mund të shihni gjurmët e rrotave që lamë në Mars. Unë nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë më e lumtur për të parë gjurmët e rrotave“, tha inxhinierja e Perseverance Anais Zarifian.

“Ky është vetëm një moment historik i madh për misionin dhe ekipin. Ne kemi eksploruar në Tokë por tani po eksplorojmë në Mars, ky është qëllimi përfundimtar, kaq shumë njerëz kanë punuar drejt këtij momenti për vite me radhë”, shtoi ajo.

“Këmbëngulja” është vendosur në një krater gati ekuatorial të quajtur Jezero, për të kërkuar prova të jetës së kaluar në planet. Kjo do të përfshijë udhëtime rreth 15 km gjatë vitit të ardhshëm në Marsi (afërsisht dy vjet Tokë).

Shkencëtarët duan të arrijnë një numër formacionesh tërheqëse shkëmbore në krater që mund të mbajnë një rekord të aktivitetit të lashtë biologjik.

Midis këtyre është ajo që duket në imazhet satelitore të jetë delta, strukturë e ndërtuar nga llumi dhe rëra e hedhur nga një lumë ndërsa futet në një trup më të gjerë uji.

Në rastin e Jezeros, ky trup më i gjerë ishte shumë i mundshëm një liqen që ka ekzistuar miliarda vjet më parë.

Ndër të tjera, rover ka një pajisje eksperimentale që do të shndërrojë dioksidin e karbonit në atmosferën marsiane në oksigjen të pastër, si dhe një mini stacion moti.

“Këmbëngulja” është rover më i shpejtë që Nasa ka vendosur në Mars.  Roboti bën fotografi për të vlerësuar rrugën përpara. Automjetet e mëparshme duhej të ndalonin ndërsa këto fotografi përpunoheshin në bord. “Këmbëngulja” mund ta bëjë këtë në çast. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!