“Moment historik për Shqipërinë e rajonin”, Pernaska: Vizita e Blinken e rëndësishme për sigurinë tonë të brendshme

schedule13:18 - 15 Shkurt, 2024

schedule 13:18 - 15 Shkurt, 2024

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska e ka konsideruar moment historik për Shqipërinë dhe rajonin vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

Ajo ka thënë se kjo vizitë është e rëndësishme për sigurinë e brendshme të vendit tonë.

“Jemi në momente historike jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për rajonin, madje dhe për të gjithë globin. Janë çështje të sigurisë dhe paqes që kanë dalë në plan të parë në të gjitha agjendat e politikës të vendeve më të fuqishme të Europës dhe botës. Në qoftë se do marrin një shembull të thjeshtë të situatës në Shqipëri me faktorin amerikan. Në ’91 vizita e Bejkerit i vuri vulën përmbysjes së sistemit të diktaturës, pasohet me vizitën e zonjës Ollbrajt në vitin 2000, e cila e gjeti Shqipërinë ende me institucione të brishta pas krizës së tmerrshme të ’97 dhe mbas luftës në Kosovë. Por mesazhi ishte i qartë për të mbështetur situatën në Shqipëri dhe në Kosovë, që vazhdohet në 2003 dhe prapë momente historike, që u nënshkrua një marrëveshje për NATO-s. Që vazhdon me vizitën e Zonjës Klinton. Unë kam qenë vetë pjesë e asaj seance parlamentare, një emocion i jashtëzakonshëm dhe mesazhi më i rëndësishëm që ajo përcolli ishte që ne kemi qenë partner dhe do të jemi për vitet e ardhshme. Për të ardhur sot në një situatë shumë më ndryshe, i cili është një moment shumë i rëndësishëm për sigurinë tonë të brendshme, që është pika kyçe për globin dhe për rajonin ku ne jemi. Ky partneritet mbetet po aq kyç”, u shpreh Pernaska./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!