Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata liron sërish grupin e molotovit/ E quan arrestimin të ligjshëm, por 14 të ndaluarit lirohen nga qelia

schedule12:12 - 14 Shkurt, 2026

schedule 12:12 - 14 Shkurt, 2026

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 14 militantët e PD të arrestuar gjatë protestës së opozitës të martën. Ata u lanë në detyrim paraqitje.

Prokuroria e Tiranës kërkoi 2 masa arrest me burg, 3 arrest në shtëpi dhe 9 detyrim paraqitje. Në ndryshim nga seancat e mëparshme trupi gjykues e cilësoi të ligjshëm arrestimin e militantëvë por vendosi të zbutë masat e sigurimit ndaj tyre pavarësisht akteve të dhunës të përsëritura.

E njëjta masë sigurie u caktua të premten edhe për 7 të miturit e përfshirë në akte të dhunshme gjatë tubimit.



Ata akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Gjatë zhvillimit të tubimit hodhën lëndë djegëse, mjete piroteknike dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike.

Pavarësisht se këta militantë të PD, të cilësuar si grupi i zjarrit dhe të maskuar, qëlluan me molotovë ndaj kryeministrisë dhe parlamentit, duke lënë të plagosur 16 policë, sërish Gjykata vendosi ti lirojë, ndërkohë që më 20 shkurt është protesta e radhës.

Për 4 deputetet, Flamur Noka, Belind Kelliiçi, Klevis Balliu dhe Luciano Boci, Organi i akuzës pritet që javën tjetër ti referojë në Prokurorinë e Posaçme SPAK, për kompetencë, siç parashikohet në ligjin për deputetët, që janë subjekt që hetohet nga SPAK. 4 deputetët dyshohen për veprat penale, “Shtytje e të miturve në krim dhe “Kundërshtim I Punonjësve të Policisë””.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!