“Mollë sherri” në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, arrestohet Mehmet Greca në Elbasan

schedule16:20 - 30 Prill, 2022

schedule 16:20 - 30 Prill, 2022

Është arrestuar nga policia e Elbasanit 37-vjeçari Mehmet Greca. Ai mësohet se është kapur në lagjen “Emin Matraxhiu”, pasi i është gjetur kokainë dhe kanabis.

Mehmet Greca është i njohur edhe më parë për policinë. Rreth një vit më parë emri i Mehmet Grecës u lakua në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.  Xhuvani u qëllua për vdekje nga Arbër Paplekaj.

Ai u ndalua nga mbështetës të Partisë Demokratike pasi dyshohej se po shpërndante para në këmbim të votës.

Grupi ndaloi Grecën ndërsa aty erdhën edhe persona të tjerë, ku filloi edhe një shkëmbi zjarri ku i vrarë mbeti Pjerin Xhuavani.

Sipas referimit të policisë, në makinën pa targa që drejtohej nga Mehmet Greca, e cila u bllokua nga grupi i mbështetësve të PD, u gjetën një pasaportë në emër të një shtetasi, dy kartmonedha 50 euro, fotokopje kartash identiteti, si dhe një bllok me shënimin “Met Dafllaku pagesë”. Blloku kishte gjashtë faqe me emra dhe ID, me përshkrimin “formular patronazhi”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!