Isida Mollaymeri është një nga balerinat më të njohura të “Teatrit të Operas dhe baletit”. Ajo ka fituar zemrën e publikut edhe për shkak të natyrës së saj pa komplekse dhe të çlirët. E ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Aulonës dhe Fatmës ajo tha se në ambjentet e teatrit ka shumë xhelozi.
“Lloj-lloj gjërash bëhen edhe ato që s’mund të imagjinohen, i marrin partnerin, ta bëjnë punën më të lodhshme, bëjnë kompromis me atë që mos të mbajë mirëe që ti të biesh”.
Isida rrëfeu gjithashtu se ka një problem që ka të bëjë me ngacmimet nga gjinia femërore dhe në lidhje me këtë ka rrëfyer disa histori.
“Lezbiket më ngacmojnë, dhe për herë të parë më ka ndodhur kur kam qenë në gjimnaz në Poloni. Erdhën dy goca dhe mu ngjeshën, me duar nga mbrapa dhe unë uaaa duke ulëritur. Ishte hera e parë dhe nuk e prisja pastaj u mësova. Njëherë më ka ndodhur në Shqipëri me një vajzë e cila erdhi duke më puthur ishte e huaj.”
E ngacmuar nga Aulona se pse e lejoi një gjë të tillë dhe a i merr me sportivitet të tilla situata Isida tha:
“Po normal që me sportivitet çfarë të bëj, më tha ti më pëlqen dhe më puthi. Pastaj më ka ndodhur edhe në plazh dhe e ndjej këtë energjinë që femrat po më shohin”– ka përfunduar Isida. /abcnews.al