Gjithçka tashmë është zyrtare. Nahuel Molina është zyrtarisht lojtari më i ri i Atletico Madrid.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i “Los Colchoneros” nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se Molino ka firmosur një kontratë që do e mbajë lidhur me Atleticon për 5-vite.
Pasi kreu vizitat mjekësore ai hodhi firmën në kontratë dhe do të vihet nën urdhrat e Diego Simeones për të filluar përgatitjet si lojtar i Atleticos.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, është një hap i madh për karrierën time. Atletico Madrid më ka zgjedhur dhe më ka dhënë mundësinë të luaj këtu, është një ëndërr për mua.
Është kënaqësi të mund të mësoj nga një trajner si Simeone. Unë gjithmonë përpiqem të jem një lojtar i organizuar dhe të bëj gjithmonë atë që më kërkon trajneri në çdo ndeshje.
Natyrisht çdo ndeshje është e ndryshme, por gjithmonë përpiqem të jem i gatshëm të plotësoj kërkesat e trajnerit.
Më pëlqen të ndihmoj në sulm, padyshim kur është e mundur, përndryshe di të mbroj mirë. Mezi pres të takoj shokët e mi të rinj në fushë, do të jetë kënaqësi të luaj me ta”, kanë qenë fjalët e para të Molina.
? Acuerdo con el Udinese para el traspaso de Nahuel Molina; el defensa argentino firma por 5 temporadas.
¡Bienvenido a la familia atlética! ❤️?
? https://t.co/EN3IUiDY7c pic.twitter.com/zHC41ocWMj
— Atlético de Madrid (@Atleti) July 28, 2022
/f.a/abcnews.al