Moldavia i përgjigjet Lavrovit: Ne kemi zgjedhur rrugën e anëtarësimit në BE

schedule15:33 - 2 Shkurt, 2023

schedule 15:33 - 2 Shkurt, 2023

Zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Moldavisë, Daniel Voda m anë të një postimi në Twitter është shprehur se Moldavia ka zgjedhur të ardhmen e saj si “pjesë e botës së lirë”, duke iu përgjigjur kështu dhe pretendimeve të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se Perëndimi po përpiqej ta kthente vendin e vogël në një armik të Moskës.

Lavrov, në një intervistë në televizionin shtetëror, tha ndër të tjera më herët sot se Perëndimi po përpiqet të kthejë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe ish-republikat sovjetike në Azinë Qendrore kundër Moskës.

“Ne e hedhim poshtë kategorikisht deklaratën e kreut të diplomacisë ruse, e cila nuk korrespondon me realitetin dhe është pjesë e retorikës tashmë të njohur kërcënuese të diplomacisë ruse”, tha Ministria e Moldavisë në një deklaratë.

Bashkimi Evropian pranoi Moldavinë dhe Ukrainën fqinje si anëtarë kandidatë qershorin e kaluar.

“Dëshirojmë t’i kujtojmë palës ruse se rruga që po ndjek Moldavia është rruga e anëtarësimit në BE. Moldavia ka zgjedhur qartë të ardhmen e saj dhe kjo e ardhme është pjesë e botës së lirë”, nënvizoi ministria në deklaratën e saj./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!