Moldavi “e lodhur”, Shqipëria e shkërmoq për 45 minuta

schedule21:33 - 14 Tetor, 2019

schedule 21:33 - 14 Tetor, 2019

Shqipëria ka shpërthyer që në pjesën e parë ndaj Moldavisë, duke shënuar tre herë. Ishin Sokol Cikalleshi, Keidi Bare, Lorenc Trashi ata që realizuan golat. Kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja u treguan kërkues që në fillim, por vendasit ishin të vendosur mirë dhe nuk linin shumë hapësira. Gjithsesi ata nuk rezistuan shumë.

Sokol Cikalleshi zhbllokoi shifrat në minutën e 22-të. Sulmuesi nga Kavaja bëri një lëvizje mjaft të bukur në zonë dhe goditi saktë drejt e në rrjetë. Festë kuqezi në fushë dhe në shkallët e stadiumit. Shqipëria ishte më lart, por e ndihmuan edhe vendasit me gabimin e portierit që u kthye në gol nga Bare.

Pesë minuta nga fundi i pjesës së parë ishte Lorenc Trashi që me një të majtë potente shënoi edhe golin e tretë. Lojtari i Partizani përfitoi nga gabimi i mbrojtësit kundërshtar dhe e dërgoi topin në rrjetë. Më pas nuk pati më gola dhe skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

KUALIFIKUESET E EURO 2020

MOLDAVI-SHQIPËRI 0-3
Shënues: Cikalleshi 22′, Bare 34′, Trashi 40′
MOLDAVIA:
Koşelev, Reabciuk, Mudrac (Rozgoniuc  30′), Posmac, Ioniţa (C), Cebotaru, Prepeliță, Suvorov, Anton, Sidorenco, Graur. Trajner: Semen Altman
SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Dermaku, Djimsiti, Veseli, Bare, Gjasula, Abrashi, Lenjani, Manaj, Cikalleshi. Trajner: Edoardo Reja

Karton  i verdhë: Mudrac 29′

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!