“Moj motër ule zërin”/ Degradon debati në studio, Laert Vasili i hedh ujë sekretarit të OMONIA-s

schedule21:44 - 12 Shkurt, 2024

schedule 21:44 - 12 Shkurt, 2024

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe çështja e Fredi Belerit u diskutuan në emisionin “360 gradë” në ABC News.

Por gjatë bisedës në studio ka pasur diskutime dhe debate të forta mes sekretarit të Omonias, Marin Suli dhe polemistit Laert Vasili.

Ka qenë ky i fundit i cili i ka hedhur sekretarit të OMONIA-s, pasi Suli iu drejtua ‘moj motër ule zëri”.

Debati mes polemistit Vasili dhe Marin Sulit:

Laert Vasili: Po deshe bërtas unë dhe pushojnë të gjithë

Marin Suli: Ça ishte kjo me të bërtitur, moj motër ule zërin,  se nuk jemi vlla.

Laert Vasili: Moj motër më thua mua? Unë jam njeri i besës. motra jeni ju që e shisni s*mën në Omonia

Marin Suli: O laro pazari.

Më tej lidhur me çështjen e Fredi Belerit,  gazetarja Anduena Llabani është shprehur se antiterrori e ka pasur në mbikëqyrje gjatë gjithë kohës, dhe se sipas saj ai fsheh shumë gjëra.

“Antiterrori është një njësi dhe  e ka pasur zotin Beleri gjatë gjithë kohës në mbikëqyrje… Zoti Beleri fsheh shumë gjëra, përse nuk flet zoti Beleri të thotë që oligarkët e kanë çuar aty për shkak të pronave.

Por sipas sekretarit të OMONIA-s, Marin Sulit, për çështjen e Beleri së shpejti do të jetë rezultate të tjera, pasi avokatët po merren me të gjithë çështjen.

“Njerëzit që iniciuan hetimin dhe burgosjen e zotit Beleri sot janë njerëz që po ndërtojnë në jug. Shumë shpejt do të keni rezultate. Jemi në fazat e hetimit, avokatët e Belerit po merren me këtë punë. Rama vjen në Himarë dhe linçon kandidatin e opozitës. Të dhënat janë në gjykatë. Zoti Beleri nuk ka asnjë certifikatë me mbiemrin Shehu. Me Belerin jemi nga një krah politik”, ka thënë Marin Suli.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!