Lura Elezi, Nora Malaj dhe Zhaklina Lekatari ishin të pranishme sot në “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku biseduan për marrëdhëniet dhe kulturën seksuale. Ato ndanë përvojën e tyre duke thënë se shoqëria shqiptare është ende e rezervuar për tema të tilla. Madje duke qenë se të treja mbajnë pozicione të caktuara publike hera-heres janë perballur me fyerje në rrjetet sociale.
“Po marr rastin tim, në rrjetet sociale, sa herë që bëhet fjalë për ndonjë tematike tjeter, nuk ka lidhje me seksualitetin, por me politikën apo ushqimin, nëse argumenti apo komenti im nuk pëlqehet nuk zhvlerësohet me debat intelektual, por me debat seksual. Ti je ajo që flet për seksin. Ti je ajo pika pika pika”, tha Zhaklina.
Ndërkohë Malaj tregoi se për shkak se është në politikë persona e kanë fyer me fjalë të rënda.
“Kur ai X-I do të më fyej mua Nora Malaj qe jam në politikë më përdor fjalë që unë nuk kisha dëgjuar ndonjëherë dhe mund t’i them “moj K”, “moj dosë”, “moj ku di unë se çfarë”, tha Malaj.
Në këtë moment nderhyn Lura Elezi e cila thotë se : “Zysha ti je K. automatikisht se ke lindur femër nuk e di këtë gjë? Mund të ishe edhe gay dhe prapë K. do ishe, mund të ishe aseksuale dhe praprë K. do ishe në këtë shoqëri”
“Shqiptarët klanë frikë nga kanaqësia, e shohin si diçka uaaa. Çfarë po bën kjo K”, e mbylli Zhaklina këtë debat.