Juventusi ka marrë një ofertë zyrtare nga Manchester United për Cristiano Ronaldon, i cili ndodhet në Portugali.
Bardhezinjtë me shumë mundësi do ta pranojnë ofertën dhe paralelisht po punojnë për të afruar në skuadër dy sulmues të tjerë.
Njëra pista është ajo e Moise Kean. Mino Raiola ka qenë në Torino dhe është biseduar për huazimin me të drejt blerje që kthehet në detyrim.
Everton është gati ta lëshojë italianin, i cili vjet u paraqit mirë gjatë huazimit te PSG. Juventusi po punon edhe për Mauro Icardin.
Synimi është që argjentinasin ta marrin me të njëjtën formulë nga PSG. Një operacion jo i lehtë për bardhezinjtë, edhe pse francezët e kanë mbipopulluar sulmin. /abcnews.al