Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë ka alarmuar Bashkimin Europian, që ndërmjetëson dhe dialogun për pajtim mes dy vendeve. Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtëme, Federica Mogherini do të udhëtojë sot për në Beograd në një vizitë urgjente dhe të paplanifikuar. Zyrtarja e Be-së do të takohet pasdite me presidentin Aleksandër Vuçiç. Temë diskutimi pritet të jetë arrestimi i Marko Gjuriç në Veri të Kosovës. Ndërkohë, të hënën vetë Mogerini njoftoi se zhvilloi biseda telefonike me presidentin Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç./abcnews.al
Mogherini viziton sot pasdite Serbinë
schedule14:17 - 27 Mars, 2018
schedule 14:17 - 27 Mars, 2018