Moduli më i përdorur në Superiore, FSHF publikon shifrat

schedule15:41 - 18 Shkurt, 2021

schedule 15:41 - 18 Shkurt, 2021

Trajnerët e skuadrave të Kategorisë Superiore pëlqejnë më shumë skemën e mbrojtjes me 4 lojtarë. Por në fakt, më pak nga sa mund të mendohet.

Nga një vëzhgim i yni është interesante statistika e skemave të përdorura nga skuadrat e Kategorisë Superiore shqiptare gjatë këtij kampionati.

Frika për të mos humbur mbizotëron qartazi, sepse skema 4-1-4-1 është më e përdorura në këtë sezon nga shqiptarët. Skema që është bërë klasike tashmë 4-2-3-1 është një opsion shumë i vlefshëm, ndërsa Vllaznia është e para dhe është praktikisht e vetmja që përdor vendosjen në formë rombi në mesfushë me këmbëngulje të vazhdueshme.

 

Skemat e perdorura ne Superiore

Statistikat janë nxjerrë duke u bazuar te minutat në të cilat ekipet kanë luajtur me 11-të lojtarët në fushë. Kjo preferencë për mbrojtjet me katër lojtarë nuk është në fakt aq mbresëlënëse sa mund të duket.

Në fakt, në një të katërtën e ndeshjeve të Superiores ekipet kanë luajtur me tre mbrojtës qendre, siç mund të shihet nga ky grafik. /fshf.org

 

Mbrojtjet me 3 dhe 4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!