A mundet vërtet një 40-vjeçar të shënojë kështu?
Luka Modriç nuk ka ndërmend të plaket edhe pse në 9 shtator do të mbushë 4 dekada të jetës, dhe është diçka e pabesueshme që vazhdon ta bëjë këtë në klubin më të madh të botës.
Reali I Madridit mundi 2-0 në “Santiago Bernabeu” Zhironën, dhe kapiteni I Kroacisë realizoi rrjetën e parë.
Edhe pse përballja ishte edhe një dialog mes dy sulmuesve “merenges”, Vinisius e Mbape, dhe prej tyre u krijua edhe goli I dytë, sërish kryefjala e tifozëve dhe e mediave ishte pikërisht Luka Modriç.
Siç shkruajnë të përditshmet dhe portalet, veterani takoi trajnerin e tij, Karlo Ançeloti, në tunelin e stadiumit, dhe I kërkoi që të vazhdonte karrierën në Madrid.
Prej disa vitesh, për shkak të moshës së madhe, presidenti Florentino Perez I ofron kroatit vetëm kontrata 1-vjeçare, dhe nuk dihet se çdo të ndodhë në fund të sezonit.
Ançeloti u tha gazetarëve se Luka është një dhuratë futbolli, se Reali është me fat që e ka, dhe se ai duhet të vazhdojë sa kohë të dëshirojë.
Vetë futbollisti u bëri “selam” tifozëve.
“Përshëndetje tifozë. Tjetër fitore në shtëpi. Jemi shumë të kënaqur dhe ju falenderojmë për mbështetjen. Le të vazhdojmë. Rroftë Madridi!”
I bashkuar me “merengesit” në 2012 pasi erdhi nga Totenhemi, legjenda kroate shënoi golin e parë me fanelën e re në nëntor të atij viti, dhe vazhdoi për të luajtur gjithsej 574 sfidam duke shënuar 47 rrjeta e duke shërbyer 89 asistë.
Në karrierë, me të gjitha klubet dhe kombëtaren e Kroacisë, ai ka mbi 1000 ndeshje, mbi 100 gola e gati 170 asistë.
Jo më kot fitoi Topin e Artë, 4 tituj në Spanjë, 6 Champions, e në total 28 trofe si madrilen dhe 34 gjithsej në karrierë.