Modric: E ardhmja? Dëshira ime dihet, pjesa tjetër janë thashetheme dhe supozime

schedule18:12 - 25 Mars, 2023

schedule 18:12 - 25 Mars, 2023

Luka Modric vazhdon të jetë protagonist te Real Madrid, por kjo nuk i garanton atij një të ardhme të sigurt në klubin e kryeqytetit spanjoll.

Vetë mesfushori foli për këtë në konferencë për shtyp ndërsa është i grumbulluar me Kroacinë në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit evropian të futbollit, EURO 2024.

Dëshira ime dihet, dua të qëndroj në Real Madrid. Gjithçka tjetër janë thjesht thashetheme dhe supozime. E përsëris për të qindtën herë, besoj dhe shpresoj se mund të vazhdoj të qëndroj te Real Madrid”,- tha Modric në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al