Modernizmi i Hidrometeorologjisë/ Balluku: Sisteme moderne në parashikimin e motit, po punojmë në përmirësimin e shërbimit

schedule11:59 - 25 Nëntor, 2024

schedule 11:59 - 25 Nëntor, 2024

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka mbajtur fjalën në eventin e fillimit të ALBdapt – Programi për Zhvillimin Urban Rezistent ndaj Klimës në Shqipëri. Programi do të mbështesë Shqipërinë në përmirësimin e shërbimit të hidrometeorologjisë.

Ajo ka deklaruar lidhur me ndryshimet klimaterike se kjo industri është e pazhvilluar dhe nuk ka kontribut.

Balluku ka theksuar se po punojnë për të pasur sisteme moderne në parashikimin e motit, në mënyrë

Mirela e tha shumë mirë që ne për thënë të drejtën, shqiptarët, qeveria, bashkitë, prefekturat, emergjencat civile nuk kemi kontribuar në ndryshimet klimaterike. Nuk kemi kontribuar, sepse kemi një sistem i cili prodhon 100% energji të rinovueshme. Nuk kemi kontribuar sepse fatkeqësisht kemi një industri të pazhvilluar, po mundohemi ta zhvillojmë, por fakt është që nuk kemi kontribuar në ndryshimet klimaterike ekstreme, të cilat po i shikojmë kudo, por ama nuk kemi as aftësinë e mbrojtjes së izoluar të vendit tonë jo kontributor në ndryshimet klimaterike. E izolojmë dot Shqipërinë, meqenëse ne nuk jemi kontributorë. E bëjmë dot një marrëveshje me Zotin që ne mos na vijnë përmbytjet? Ne mos na vijnë stuhitë e borës në zona bregdetare, ku s’kemi imagjinuar ndonjëherë që mund të bllokohet rruga, e bëjmë dot këtë marrëveshje? Jo, nuk e bëjmë dot.

Nëse sot po përmbytet në mënyrë të rregullt Italia fqinje, nga e cila na ndajnë 70 milje detare, si do ta shpëtojmë Shqipërinë? Sigurisht ne jemi më të pafajshmit e të gjithë grupit, por nga ana tjetër faturën do ta paguajmë si të gjithë tjerët. Për këtë arsye, unë do t’ju tregoj eksperiencën time si drejtuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke dalë pak nga ky fjalimi i zakonshëm i drunjtë që unë nuk e kam asnjëherë dëshirë që ta lexoj dhe do t’ju tregoj sesi pas disa goditjesh, të një pas njëshme që Ministria e Infrastrukturës merrte për shkak të emergjencave të krijuara në akset rrugore apo edhe në hidrocentrale apo në infrastruktura të tjera kritike, siç janë aeroportet dhe portet, ne ngritëm një sistem monitorimi. Ngritëm një sistem monitorimi, i cili bëhet përmes Aviacionit Civil. Aviacioni Civil Shqiptar ka arritur të ngrejë kapacitete të tilla përmes sigurisht inovacionit, duke përdorur shërbime që ofrohen me pagesë nga kompani të ndryshme me mbulime satelitore, për të filluar dhe për të parashikuar kryesisht për nevoja të aeroportit të Rinasit, të navigimit ajror apo edhe njësive të tjera të Aviacionit Civil dhe duke parë se ky produkt ishte me të vërtetë shumë cilësor dhe mjaft i përafruar me çka ndodhte realisht në terren, ne vendosëm që ta përdorim në të gjitha strukturat dhe në të gjitha infrastrukturat kritike që mbulohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kjo ndodhi pikërisht ditën kur aksi verior i quajtur i autostradës Tiranë-Shkodër, por faktikisht bëhej fjalë për pjesën nga Thumana deri në të dalë të Lezhës, u mbulua nga një stuhi bore duke bllokuar plotësisht lëvizjen në të.

Po ti referoheshim të gjitha datave dhe fakteve, kurrë më parë ne nuk kishim pasur borë në atë aks, kështu që edhe kontratat e mirëmbajtjes së deri atëhershme nuk ishin të përfshira si detyrim të kompanive mirëmbajtëse, borëpastrueset. Dhe reagimi qe i vonuar për shkak se u detyruam që të sillnim borëpastrueset nga veriu në Lezhë, një vend bregdetar me rekorde historike normale që njihet vetëm për reshjet e shiut, po jo për të borës. Ky ishte momenti dhe prerja e artë kur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë filloi të përgatitej dhe të përdorte sisteme alternative për parashikimin e motit. Dhe për t’ju thënë të drejtën, ka rezultuar shumë i suksesshëm“, tha ndër të tjera ministrja Balluku./abcnews.al