Kompania amerikane e bioteknologjisë Moderna do të ndërtojë një fabrikë vaksinash dhe një qendër inovacioni në Kanada, njoftoi sot qeveria kanadeze dhe kompania.
“Disa ditë më parë arritëm një memorandum mirëkuptimi me Moderna për të ndërtuar këtu, në vendin tonë, Kanada, një strukturë të teknologjisë më të avancuar për prodhimin e vaksinave të bazuara në mRNA,”njoftoi gjatë një konference për shtyp Ministri i Inovacionit, Shkencës dhe Industrisë François-Philippe Champagne.
Objektet e reja të Modernës do të lejojnë prodhimin e vaksinave kundër disa sëmundjeve.
“Nëse shfaqet një virus i ri, një lloj i ri i virusit Zika, Ebola, koronavirus ose grip, qeveria kanadeze mund të vendosë të përdorë vaksinat tërësisht ose pjesërisht. Kjo do të jetë në diskrecionin e saj,” tha Stefan Bancel, presidenti dhe CEO i Moderna.
Kreu i kompanisë farmaceutike njoftoi se planet kanë përfunduar dhe gjithçka që mbetet është të përcaktohet vendndodhja.
Moderna është një nga katër vaksinat e koronavirusit të miratuara nga Autoriteti Shëndetësor Kanadez. /abcnews.al